Milioneri australian Matthew Lepre, 31-vjeç është në kërkim të një personi që do të udhëtojë me të nëpër botë dhe për “punën e ëndrrave”, siç e kanë cilësuar shumëkush, ofron një pagë prej 35 mijë eurosh.
Ky milioner në kohën e lirë udhëton nëpër botë, ndaj kërkon një asistent që t’i bashkohet në udhëtimet e tij.
Lepre ndërtoi perandorinë e tij të biznesit përmes kurseve të trajnimit të biznesit dhe biznesit në internet, pasi mbaroi universitetin në moshën 23-vjeçare. Për shkak të nevojave të punës së tij, ai në pesë vitet e fundit ka vizituar 30 vende.
“Kërkoj një person të zellshëm që të më ndihmojë në biznesin tim. Më duhet një dorë e djathtë që të më ndihmojë në udhëtime dhe në detyra administrative”, tha ai.
Mund të aplikojnë edhe persona pa përvojë të mëparshme në punë, dhe konkursi është i hapur për të gjithë ata që kanë një pasaportë të vlefshme, që u pëlqen të udhëtojnë dhe janë të përpiktë në punën e tyre.
Përveç ofrimit të mundësisë për të udhëtuar nëpër botë me shpenzimet e udhëtimit të paguara, milioneri ofron një pagë prej 35 mijë eurosh dhe asistenti i ri do të mund të drejtojë makinat e tij të shtrenjta.
Ju mund të aplikoni për punë përmes faqes së tij të internetit Ecom Warrior Academy./abcnews.al