Nisja hetimeve nga autoritetet e Sao Paulo, për akuzat e dhunës në familje i ka kushtuar jo pak, anësorit brazilian të Manchester United, Anthony, me këtë të fundit që është përjashtuar nga Kombëtarja e Brazilit për përballjet e shtatorit ndaj Bolivisë e Perusë dhe së fundmi një reagim mbi këtë çështje e ka bërë dhe klubi anglez.
Me anë të një komunikate zyrtare, “djajtë e kuq” të United, janë shprehur se klubi e ka marrë seriozisht çështjen e hetimeve, teksa janë shprehur se janë në pritje të informacioneve të mëtejshme nga hetimet e autoriteteve braziliane përpara se të marrin një vendim.
“Manchester United i njeh akuzat e bëra ndaj Anthony dhe jemi në pritje të informacioneve të mëtejshme nga hetimet e autoritetet vendase. Ne e kemi marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave dhe pasojat që do të kenë tek viktimat”,- thuhej në komunikatën e klubit.
Ndërkaq, kujtojmë se, që prej së hënës mediat braziliane kanë raportuar se anësori brazilian i Manchester United është nën hetim nga gjykata e Sao Paulos për dhunë në familje ndaj ish-të dashurës së tij, Gabriela Cavallin. /i.m /abcnews.al