Është hedhur këtë të mërkurë shorti për kalendarin e Kategorisë së Dytë në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipet e të gyja grupeve, A dhe B, kanë mësuar rrugëtimin e tyre në edicionin futbollistik 2023/24.
Të pranishëm në sallë ishin përfaqësues të klubeve garuese në Kategorinë e Dytë, ndërsa shorti u hodh nga Erald Shera dhe Endi Hyka, specialistë në Departamentin e Garave në FSHF.
Java e parë e kampionatit “Kategoria e Dytë”
Grupi A
Adriatiku-Sopoti
Gramshi-Tërbuni
Shënkolli-Veleçiku
Valbona-Besëlidhja
Albanët-Murlani
Iliria-Naftëtari
Oriku-Shkumbini
Pogradeci-Këlcyra
Butrinti-Turbina
Labëria-Luftëtari
Delvina-Devolli
Në edicionin e ri që nis më 23 shtator, në grupin A të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 12 ekipe: Adriatiku, KF Sopoti, KF Gramshi, Tërbuni, Shënkolli, Veleçiku, Valbona, Besëlidhja, KKS Albanët, K.F Murlani, Iliria dhe Naftëtari.
Në grupin B të Kategorisë së Dytë marrin pjesë 11 ekipe: Oriku, KF Shkumbini, KF Pogradeci, Këlcyra, Butrinti, Turbina, Labëria FC, AF Luftëtari, KF Delvina, Devolli dhe Maliqi. Kampionati i Kategorisë së Dytë zhvillohet me dy faza. /FSHF
Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet, për të dyja grupet:
Kalendari grupit A të Kategorisë së Dytë, sezoni 2023/24
Kalendari grupit B të Kategorisë së Dytë, sezoni 2023/24