Vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm, parashikimi i motit për sot

schedule07:14 - 6 Shtator, 2023

schedule 07:14 - 6 Shtator, 2023

Shqipëria
 Orët e paradites do të mbeten me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta parqiten zonat malore. Pas mesditës, pritet zhvillim i vranësirave në zonat Lindore dhe pjesërisht në Qendër duke rrezikuar shira të përkohëshëm, megjithëse vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit, reshje priten lokalisht në ektreim Jugor dhe zonat Lindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes,por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi deri në 40 km/h nga drejtimi  veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve me kthjellime dhe vranësira të dukshme;  të cilat në zonat Jugore dhe Jugperëndimore do të sjellin reshje të pakta. Ndërsa pritet që pas mesdite; vranësirat të mbeten prezente, por mundësia për reshje ësghtë thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të luhaten; nga 10 gradë C deri në 30 Gradë C.
Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke gjenruar shira të përkohëshëm, më të theksuara në zonat Jugore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.
Europa 
Brigjet e detit Egje do të vijojnë nën ndikimin e vrënsirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje në formë shtërngate të shoqëruara herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqitet Europa Lindore, ku parashikohet që reshjet të jenë edhe në formën e rrebesheve. Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash pritet të jetë pjesa tjetër e Europës, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme në Europën Perëndimore.