Claudio Lottito ka një mendim ndryshe sa i përket racizmit. Presidenti i Lazios tenton të ulë pak tension e madh të krijuar në lidhje me këtë çështje delikate.
Ai i rikthehet së kaluarës, duke e parë situatën e krijuar nga një tjetër këndvështrim. Si shembull të mirë merr klubin e tij, aty ku shumë lojtarë me ngjyrë janë pjesë e ekipit kryeqytetas.
“Jo gjithmonë thirrjet ‘buu’ i korrespondojnë një akti diskriminues ose racist. Mbaj mend që kur isha i vogël, tifozët ulërinin ‘buu’ kundrejt lojtarëve të bardhë për t’i shpërqendruar dhe dekurajuar përpara shënimit të ndonjë goli. Duhet interpretuar diçka e tillë.
Ne kemi shumë lojtarë me ngjyrë ne ekip. Nuk mendoj se Lazio bën dallime te lojtarët në ngjyrën e tyre. Sjelljet tona në këtë aspekt i kanë parë të gjithë”, përfundon kreu i klubit italian. /abcnews.al