Tepelenë/ Konflikti mes barinjve përfundoi me një të plagosur, arrestohet 30-vjeçari

schedule10:13 - 5 Shtator, 2023

schedule 10:13 - 5 Shtator, 2023

Policia në Tepelenë ka vënë në pranga 30-vjeçarin, i cili plagosi me armë zjarri pushkë në malin e fshatit Matohasanaj një 59-vjeçar.

Konflikti mes dy barinjve nisi për motive të dobëta dhe përfundoi në përdorimin e armës.

Për fat të mirë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë

Plagosi me armë zjarri në malin e fshatit Matohasanaj një 59-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë kapet dhe arrestohet 30-vjeçari.

Salla operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se në malin e fshatit Matohasanaj, njësia administrative Lopës, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri (pushkë) një shtetas tjetër (të dy barinj).

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë, punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi, 30 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, pasi në malin e këtij fshati, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri (pushkë), shtetasin, 59 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al