Pamje tronditëse të një gruaje 60-vjeçare duke u rrahur brutalisht në metronë e Nju Jorkut nga një burrë i panjohur, i cili e goditi më shumë se 50 herë me bastunin e tij.
Mediat e huaja shkruajnë se sulmi ka ndodhur në stacionin e Harlemit. Nga pamjet e publikuara shihet sesi autori godet me çadër një 60 vjeçare e cila me bastumin që kishte në dorë tenton që të mbrohet.
I huaji e kapi atë ndërsa ajo ra duke bërtitur në dysheme dhe më pas e goditi më shumë se 50 herë në kokë, stomak, këmbë, krahë dhe bel me aq egërsi sa që bastuni u thye.
Pas disa goditjeve, 60-vjeçarja qëndron e palëvizur në tokë për disa sekonda derisa sulmuesi fillon ta godasë me shqelma. Ndërkohë që gruaja po sulmohet, asnjë punonjës apo pasagjer i metrosë nuk ndërhyn dhe nuk përpiqet të ndalojë rrahjen.
Personi i paidentifikuar u largua para se të arrinte policia. Ndërkohë në media nuk thuhet asnjë detaj në lidhje me shkaqet e këtij sulmi./abcnews.al