Nisje e dobët në Premier, flet Pepe: I kuptoj kritikat ndaj meje

schedule17:54 - 1 Tetor, 2019

schedule 17:54 - 1 Tetor, 2019

Nicolas Pepe u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit këtë verë, me “Topçinjtë” që paguan plot 72 milionë paundë për shërbimet e tij. Pepe ka luajtur 6 ndeshje deri më tani për Arsenalin, ku ka shënuar vetëm një gol, edhe atë me penallti kundër Aston Villa.

Forma e tij duket shqetësuese dhe është shumë larg pritshmërive. Këtë gjë e ka pranuar dhe vetë Pepe, i cili ka folur sot për mediat franceze.

“Nuk ka qenë aspak e thjeshtë, të jem i sinqertë”, tha Pep për RMC. “Statistikat e mia nuk janë të mira, as performanca ime në fushën e lojës. Te Lille u përshtata menjëherë dhe kalova vite të mrekullueshme. Këtu është shumë vështirë. Morali im do të rritet me kalimin e kohës, nuk jam i shqetësuar.

Njerëzit mund të mendojnë se unë shqetësohem për statistikat e mia, por e kanë gabim.  Mua thjesht më duhet të punoj shumë dhe të mësoj gjuhën. Është një kampionat i ri për mua dhe më duhet të përshtatem sa më shpejt”, përfundoi Pepe./abcnews.al