Sulm frontal nga Robert Pires ndaj Messi dhe Neymar. Pas largimit nga PSG, dy lojtarët kritikuan mjedisin, duke pretenduar se ishte e vështirë të luhej për atë klub për shkak të presionit të tepërt. Në lidhje me këtë gjë, ish-lojtari i Arsenal ka dhënë një deklaratë.
“Unë i quaj “qarramanë”. Ti je një lojtar profesionist dhe duhet të dish të përballosh presionin. Kur je mirë, je i lumtur të marrësh lëvdata dhe kur nuk je, ndodh pasi është pjesë e karrierës. Të gjithë jemi kritikuar, unë së pari.
Kur mbërrita në Arsenal më thonin “Kush është ai? Ai është atje për të zëvendësuar Overmars, zgjedhje e keqe.”
Vazhdova të punoja fortë dhe në fund u shpërbleva”, është shprehur Pires./h.ll/abcnews.al