Rrjetet sociale janë kthyer në një aset të domosdoshëm të përditshmërisë së njerëzve, transmeton Gazeta Metro.
Instagram, Facebook, TikTok dhe shumë aplikacione të tjera janë ato që identifikohemi herë pas here për të kontrolluar njoftimet tona. Por ashtu siç e dimë, aplikacionet e shumta në telefon mund të ndikojnë tek jetëgjatësia e baterisë së telefonit.
Ndaj duhet të dini se cilat janë aplikacionet që shkarkojnë baterinë tuaj.
Dy aplikacionet që shpenzojnë më së shumti baterinë e telefonit tuaj janë: Instagram dhe Facebook.
Më pas vijnë aplikacionet tjera si TikTok, Twitter dhe Snapchat. Sipas PC Mag, aplikacionet e mësipërme përdorin njëkohësisht 11 funksione të ndryshme telefoni që funksionojnë në sfond sa herë që aplikacioni hapet.