Edicioni i 13 i Tetorit gjerman mbahet nën moton “Gur, gur bëhet urë”

schedule15:59 - 1 Tetor, 2019

schedule 15:59 - 1 Tetor, 2019

40 aktivitete kulturore të zhanreve të ndryshme do të mbahen në edicionin e 13 të Tetorit gjerman. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri  Peter Zingraf prezantoi kalendarin artistik i cili është i mbajtur nën simbolikën e kujtimit të 30 vjetorit të rënies së murit të Berlinit.

“Gur, gur bëhet urë” nënë këtë simbolik mbahen 40 aktivitete kulturore në edicionin e 13 të Tetorit gjerman në Shqipëri. Ambasadori gjerman, i cili prezantoi kalendarin e ngjeshur të aktiviteteve kulturore  tha se si  ne e vendosim këtë jubile të tridhjetë të rënies së murit të Berlinit në qendër të javëve kulturore  gjermano-shqiptare.

Pasi rrëzimi i atij muri më pas krijoi ura komunikimi mes shumë vendeve  të Europës  edhe Shqipërisë në vitin 1990. Tetori gjerman këtë vit vjen me koncerte, ekspozita, filma, por nuk do të mungojnë edhe debatet social-politike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!