Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

City shqetësohet, dëmtim misterioz për De Bruyne

schedule13:18 - 1 Tetor, 2019

schedule 13:18 - 1 Tetor, 2019

Pep Guardiola ka një shqetësim dhe lidhet me gjendjen e mesfushorit Kevin De Bruyne. Së fundmi raportohet se ai ka një dëmtim dhe ende nuk dihet situata e tij. Gazetari i TheAthletic, Sam Lee, tregin situatën e belgut.

Sipas tij, mesfushori ka një problem në ije dhe ende nuk ka një diagnozë të saktë për atë që e shqetëson De Bruyne. City pritet t’i bëjë disa kontrolle mjekësore yllit të skuadrës, në mënyrë që të zbulojë saktësisht nga se vuan dhe se sa serioze është situate.

Momentalisht ka shumë pikëpyetje dhe trajner Pep Guardiola pret të mësojë më shumë mbi gjendjen e mesfushorit, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester City. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!