Ndaloi makinën pasi po ecte shpejt, polici kupton arsyen e nënës dhe i jep ndihmën e parë foshnjes së saj

schedule14:12 - 2 Shtator, 2023

schedule 14:12 - 2 Shtator, 2023

Videoja e një polici, i cili ndaloi një grua për tejkalim shpejtësie dhe në fakt përfundoi duke shpëtuar foshnjën e saj është bërë virale kudo. Oficeri Brendan Fraser, pa automjetin duke ecur me shpejtësi, dhe i bëri shenjë shoferes të ndalonte.

Por shpejt e kuptoi se arsyeja e shpejtësisë së madhe ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Foshnja një vjeç e gjysmë brenda nuk mund të merrte frymë pasi diçka i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes, duke rezultuar në mavijosje të buzëve.

Polici pa humbur asnjë minutë e nxjerr nga makina, e merr në duar dhe fillon t’i japë ndihmën e parë. Më pas, polici e qëllon vazhdimisht fëmijën në shpinë dhe duke u përpjekur për t’i hequr atë që po e pengonte në rrugët e frymëmarrjes.

Menjëherë pas kësaj, oficeri dëgjohet duke thënë: “Po merr fryme. Unë mund ta ndjej atë.”

Foshnja tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

/abcnews.al