Marco Giampaolo e ka nisur keq me Milanin, çka ka bërë që zërat për një largim të tij janë të shumta në Itali. Klubi i ka shprehur besimin maksimal trajnerit, por kjo nuk mjafton që të vijojnë të qarkullojnë thashetheme të zakonshme merkatoje.
Një prej emrave të lakuar është edhe Luciano Spalleti, ish-trajneri i Interit. Italiani bën të qartë se ka një kontratë me Interin dhe bën thirrje që ta lënë Giapaolo-n të punojë i qetë. I ftuar në “Top Calcio 24”, Spalleti ka hedhur poshtë mundësinë për të kaluar tek Milani.
“Unë te Milani? Hipoteza të egra. Kam një kontratë me Interin. Ta lëmë Giampaolo-n të punojë, ai është yll që po rritet në futbollin italian”, është shprehur mes të tjerash gjatë intervistës Spalleti. /abcnews.al