Pasi u mësuan grupet e Champions League dhe Europa League, në Montecarlo u hodh dhe shorti përcaktues për grupet e Conference League, ku për herë të dytë në histori pjesëmarrës janë dhe “dardanët” e Ballkanit, të udhëhequr nga tekniku Ilir Daja.
Ashtu si në sezonin e kaluar, ku ra në grup me ekipe si Sivasspor e CFR Cluj dhe këtë vit fati nuk ka qenë aspak në anën e kampionëve të Kosovës, duke i caktuar ata në grupin C, së bashku me kroatët e Dinamo Zagreb, çekët e Viktoria Plzen dhe kazakët e Astana.
Shorti i “buzëqeshi” francezëve të Lille, të cilët kanë në grup sllokavët e Slovan Bratislava, sllovenët e Olimpija Ljubjana dhe skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaksvik. Ndërkaq, Legia e Ernest Muçit është pozicionuar në grupin E, së bashku me AZ Alkmaar, Aston Villa dhe Zrinjski.
Grupet e plota:
Grupi A: Lille, Slovan Bratislava, Olimpija Ljubjana Klaksvik
Grupi B: Breidablik, Gent, Maçabi Tel Aviv, Zorya Luhansk
Grupi C: Viktoria Plzen, Dinamo Zagreb, Astana, Ballkani
Grupi D: Club Brugge, Bodo/Glimt, Lugano, Besiktas
Grupi E: Aston Villa, AZ Alkmaar, Legia, Zrinjski
Grupi F: Genk, Fiorentina, Cukaricki, Ferencvaros
Grupi G: Eintracht Frankfurt, HJK, PAOK, Aberdeen
Grupi H: Trnava, Nordsjaelland, Fenerbahce, Ludogorets /i.m /abcnews.al