Uragani Idalia “zbret” në Florida, mbi 169 mijë njerëz pa energji elektrike

schedule14:45 - 30 Gusht, 2023

schedule 14:45 - 30 Gusht, 2023

“Idalia” është shndërruar në një uragan të kategorisë 4 dhe ka prekur brigjet e Floridës në SHBA, sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC) në Miami.

Si pasojë e stuhisë, mbi 169,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Florida, sipas statistikave nga PoëerOutage.US.

PowerOutage.US, e cila gjurmon ndërprerjet e energjisë në të gjithë vendin, theksoi se shumica e ndërprerjeve të energjisë janë të përqendruara në zonën e Big Bend të Floridës.

Në qarkun Wakulla, për shembull, rreth 12,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet vendase kanë paralajmëruar dëme katastrofike edhe për këtë arsye ata kanë paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë në vende të sigurta. Parashikohen kushte potencialisht kërcënuese për jetën, duke përfshirë rritjen e ujit të detit deri në 4.5m mbi nivelin e tokës.

Shira të dendur dhe erëra të forta priten gjithashtu në Karolina dhe Gjeorgji.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!