Romelu Lukaku ka bërë që tifozët e Romës të tërbohen nga gëzimi. Sulmuesi belg dhe klubi kryeqytetas kanë gjetur akordin, teksa “Big Rom” do jetë pjesë e “gladiatorëve” deri në fundin e sezonit. Pasditen e djeshme, 32-vjeçari ka mbërritur në Itali, ku të shumtë ishin tifozët që kishin dalë për t’i uruar mirëseardhjen.
Me kontratë deri në fundin e sezonit dhe në formë huazimi nga Chelsea, Lukaku më në fund gjen një ekip pas një telenovele të gjatë vere. Në Romë e kanë pritur “me lule” sulmuesin, teksa tifozët kanë prishur edhe makinat e tyre për të parë sulmuesin.
Të shumtë në numër, tifozët e Romës kanë hipur mbi makina për të pritur Lukakun, me disa nga mjetet që janë dëmtuar. Tanimë Mourinho ka një “as” më shumë në sulm, me belgun që do prezantohet sot në ekipin e ri./ h.ll/abcnews.al
? Livello culturale delle persone che sono andate a salutare #Lukaku a #Roma
✅ Saliti sulle macchine per vedere l’arrivo, hanno distrutto tutto. Quanta porta il calcio.pic.twitter.com/P3YIfDx0gj— Dr. Tuitter (@DrTuitter) August 29, 2023
Bestie in attesa di #Lukaku a #Ciampino. Manco fosse arrivato Maradona alla #Roma.
Arrampicarsi sulle auto per vedere sbucare un calciatore è roba da persone senza cervello.
Viva il popolo italiano. pic.twitter.com/ABL8DDjeLc— Angelo Forgione ✒️ (@angelo_forgione) August 29, 2023