Admir Mehmedi i ka dhënë fund karrierës së tij në moshën 32-vjeçare.
Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut i rritur në Zvicër, ka bërë një karrierë 15-vjeçare në futbollin profesionist. Mehmedi e nisi te Winterthuri duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat te kjo skuadër, për të vazhduar pastaj në Zvicër te FC Zurich.
Ai për një vit e gjysmë qëndroi te Dynamo Kiev në Ukrainë, para se të transferohet në Bundesligën gjermane.
Në elitën e futbollit gjerman, Mehmedi qëndroi plot tetë vite, duke veshur fanellat e skuadrave si Freiburg, Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg.
Në fund, sulmuesi shqiptar ishte pjesë e skuadrës turke Antalyaspor, derisa vendosi t’i japë fund karrierës së tij.
Mehmedi ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës nga U16 deri tek ekipi i parë.
Ai ka luajtur për Zvicrën A në 76 ndeshje, ku ka realizuar edhe 10 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram