SHBA pretendon se Kremlini qëndron pas vdekjes së Prigozhin

schedule20:49 - 29 Gusht, 2023

schedule 20:49 - 29 Gusht, 2023

Shtëpia e Bardhë la të kuptohet sot se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e liderit mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili besohet të jetë vrarë në një aksident misterioz avioni javën e kaluar.

“Ne të gjithë e dimë se Kremlini ka një histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

Biden gjithashtu dha një koment për mediat në lidhje me rrëzimin e avionit duke thënë se “asgjë nuk ndodh në Rusi pa dijeninë e Putinit”.

“Nuk jemi të befasuar”, ishte komenti i parë i presidentit amerikan Joe Biden pas lajmit për vdekjen e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Sipas Bloomberg, duke folur për rrëzimin e avionit vizion, Biden u tha gazetarëve se “unë nuk e di me siguri se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar”.

“Asgjë nuk ndodh në Rusi pa dijeninë e Putinit, por unë nuk di mjaftueshëm për të dhënë një përgjigje”, shtoi ai.