Tashmë gjithçka është zyrtare, “gardiani” i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është portieri më i ri i skuadrës së Empoli, me “shtatlartin” që vendosi të largohej nga Torino, pas minutave të pakta në fushën e blertë.
Lajmi i kalimit të tij te “klubi i shqiptarëve” erdhi nga vetë bordi i Empoli, të cilët e shpërndanë njoftimini në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale.
Te skuadra e tij e re Berisha firmosi një kontratë 1-vjeçare dhe aty do të gjejë shokun e tij të skuadrës në Kombëtare, Ardian Ismajlin, si talentin e sulmit, Stiven Shpendi, duke u bërë kështu lojtari i tretë shqiptar, tek Empoli. /i.m /abcnews.al