Lirohet tekniku i “ashensorit”/ Nga këputja e kavos u aksidentua për vdekje kamarieri 17-vjeçar

schedule17:05 - 29 Gusht, 2023

schedule 17:05 - 29 Gusht, 2023

Lihet i lirë 43-vjeçari Lulzim Allkushi i cili u arrestua pak ditë më parë pas vdekjes së të riut në një lokal në Sarandë.

Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Allkushin. 43-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave dhe mbrojtjes në punë.

Katër vite më parë ai kishte sajuar dhe montuar pajisjen që shërbente si ashensor për transportin e mallrave në lokal.

Por këputja e kavos shkaktoi vdekjen e 17-vjeçarit i cili punonte si kamarier në këtë subjekt. Pas verifikimeve rezultoi se Allkushi ishte i palicencuar për të montuar ashensorin.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit Spiro Iljadhi në Sarandë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!