Ndërhyrjet e Beogradit në zgjedhje, Ministria e Jashtme kosovare ndalon politikanët serbë

schedule16:30 - 30 Shtator, 2019

schedule 16:30 - 30 Shtator, 2019

Pavarësisht se Ministria e Jashtme në Kosovë ia ka ndaluar politikanëve serbë që të marrin pjesë në aktivitete politike në territorin e vendit, një deputet i partisë së presidentit serb Vuçiç, përkrah publikisht Listën Serbe.

Vladimir Gjukanoviç është deputet i partisë së Aleksandër Vuçiçit në Kuvendin e Serbisë. Ai ka ditë që është duke marrë pjesë në aktivitete zgjedhore në veri të Kosovës në përkrahje të Listës Serbe.

Madje aktivitet e tij ai po i bën publike në rrjete sociale. Ministria e Punëve të Jashtme gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit që mbahen në Kosovë ua ka ndaluar të gjithë zyrtarëve të lartë të Serbisë që të marrin pjesë në aktivitete zgjedhore në Kosovë.

Por i pyetur për rastin konkret Zymberaj tha të mos kenë informacione të tilla. Megjithatë sipas tij autoritet e Kosovës nëse hasin në raste të tilla veprojnë konform ligjeve në fuqi. Igor Simiç nga Lista Serbe ka thënë se me ndalesat që u bëhen zyrtarëve të Serbisë nga autoritetet e Kosovës nuk mund të thehet uniteti serb.

Lista Serbe parti kjo e komunitetit serb e cila garon sërish në zgjedhjet e 6 tetorit e ka përkrahjen direkte të Beogradit zyrtar. Kur Serbia thërret unë e jap votën time ishte mesazhi kryesor në spotin zgjedhor kësaj partie.

Kjo ka bërë që transmetuesi publik në Kosovë të mos e publikoj këtë spot zgjedhor, derisa Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa e ka gjobitur me 30 mijë euro për shkak të cënimit të rendit kushtetues në Kosovë.

Ndaj Listës Serbe po ankohen edhe partitë tjera rivale të komunitetit serb duke e akuzuar se po bënë fushatë të egër agresive me metoda kriminale./ABC News Albania 24/7