Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Florida dhe Kuba përgatiten për stuhinë Idalia, boshatisen raftet e supermarketeve

schedule08:24 - 29 Gusht, 2023

schedule 08:24 - 29 Gusht, 2023

Florida dhe Kuba janë bërë gati për tu përballur, siç u paralajmërua nga autoritetet me stuhinë tropikale Idalia, që pritet të intensifikohet këtë të martë, me kalimin e orëve, në një Uragan të kategorisë së tretë.

Forca e saj do të rritet përpara se të përplaset në Florida në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Po ashtu, një tjetër stuhi, Franklin, po kërcënon të gjithë bregun lindor amerikan si dhe ishujt Bermuda.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i ka bërë thirrje banorëve që të përgatiten për një stuhi të fortë, me pasoja të mëdha. Dhe në fakt, raftet e supermarketeve janë boshatisur, me miliona amerikanë të furnizuar me ujë e ushqime, për javë të tëra.

Po ashtu, amerikanët kanë menduar të furnizohen edhe me naftë e gaz, pasi për shkak të fuqisë së erës, mund të ketë probleme në pikat e furnizimit.

Aktualisht Idalia është përplasur në bregun perëndimor të Kubas. Paralajmërimet për probleme nga shiu dhe fuqia e erës janë dhënë edhe në Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe atë të jugut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!