Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia përballet me rritjen e numrit të emigrantëve

schedule19:44 - 28 Gusht, 2023

schedule 19:44 - 28 Gusht, 2023

 Italia po ‘lufton’ të hënën për të akomoduar të ardhurit nga Afrika e Veriut dhe Ballkani, ndërsa Kryqi i Kuq i vendit bëri thirrje për më shumë përpjekje ndërkombëtare kundër “kaosit” të migracionit.

Në ishullin Lampedusa, posti më jugor i Italisë, më shumë se 4,200 njerëz zbarkuan gjatë fundjavës, tha shefi i policisë lokale Emanuele Ricifari për Reuters.

Ai deklaroi se pavarësisht “numrave rekord”, autoritetet ishin në kontroll të situatës.



Në Trieste, pranë kufirit me Slloveninë, kryebashkiaku Roberto Dipiazza ishte më pak sanguin teksa u ankua për të përditshmen Corriere della Sera për një “pushtim migrantësh” të paprecedentë.

“Që në vitet 1990 jam marrë me probleme që kanë të bëjnë me emigrantët, kam parë gjithçka e më shumë, por nuk e imagjinoja dot një gjë të tillë. Qyteti është në një emergjencë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!