Atentati i Marklen Hakës në Nikel, policia dyshon se autorët do ta merrnin peng

schedule15:15 - 30 Shtator, 2019

schedule 15:15 - 30 Shtator, 2019

Marklen Haka, i cili ishte objektivi i atentatit të ndodhur në banesën e tij në Nikël, dyshohet se ishte projektuar për t’u marrë peng. Planet, dyshohen se u prishën kur në derën e jashtme të vilës u shfaq halla e 28-vjeçarit, e cila njoftoi edhe nipin e saj që ishte në oborr.

Autorët që plagosën Marklen Hakën në atentatin e mbrëmjes së 21 shtatorit, dyshohet se kanë qëndruar të paktën dy ditë të fshehur në zonën e Niklës. Burime nga grupi hetimor konfirmuan për ABC Neës se pranë një kanali në afërsi të vilës së familjes Haka, policia kriminale ka gjetur bishta cigaresh dhe doreza. Këto janë dërguar për t’u ekzaminuar në Laboratorin e Policisë Shkencore, përgjigjet e të cilit mund të hedhin dritë mbi identitetin e autorëve të mundshëm të ngjarjes. Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e pengmarrjes. Dyshohet se, autorët kishin si qëllim ta merrinin peng Marklen Hakën. Planet u prishën kur në portën e jashtë të banesës u shfaq halla e 28-vjeçarit, Shpresa Basha. Dyshohet se kjo e fundit ka mundur të zbulojë autorët duke njoftuar nipin e saj, i cili ishte në oborr. 50-vjeçarja humbi jetën nga një plumb në trup, ndërsa i plagosur në krah mbeti edhe objektivi, Marklen Haka.

Policia dyshon se, autorët kishin mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë nëpërmjet informatorëve të tyre, duke mos u diktuar në zonë. Madje banorët kanë deklaruar në polici se, pak para se të ndodhte plagosja e 28-vjeçarit, Haka, pranë urës ishin parë disa lëvizje automjetesh e njerëz të panjohur. Nga veprimet dhe mënyrë se si organizuan atentatitn, autorët dyshohen se ishin vrasës me pagesë. Ata e njihnin mirë terrenin pasi, nuk janë larguar nga rrugë kryesore automobilistike por, kanë zgjedhur rrugën dytësore të fshatit Zezë, duke humbur edhe gjurmët. Në vendngjarje u sekuestruan mbi 100 gëzhoja të qëlluara armë automatike nga dy drejtime të ndryshme. Marklen Haka ka qenë edhe më herët i skeduar nga policia për vrasje, armëmbajtje pa leje si edhe posedim të lëndëve plasëse, por akuzat më të rënda ndaj tij u rrëzon në gjykatë, duke fituar lirinë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!