Këngëtarja me famë botërore, ka performuar të shtunën në Festivalin në Hungari. Teksa këndonte hitet me të fundit, ajo shfaqet me një flamur i Serbisë, të cilin artistja e kishte vendosur mbi supe, duke nxitur reagime të forta në Kosovë.
Pas komenteve negative që mori nga fansat e saj ajo sqaroi se nuk e kishte dalluar qartë se cilit shtet i përkiste flamuri për shkak të reflektimit të dritës. Ylli i muzikës sqaroi se këtë e ka kuptuar vetëm pas largimit nga skena.
Në një deklaratë për mediat kosovare, ajo deklaroi se është krenare për rrënjët e saj shqiptare dhe se ky verpim i saj nuk ka pasur për synim të mërziste popullin shqiptar të Kosovës.
“Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Ora./abcnews.al