Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndezi zjarr në tokat e tij, flakët u për hapën, nën hetim 58 vjeçari në Dibër

schedule12:20 - 27 Gusht, 2023

schedule 12:20 - 27 Gusht, 2023

Një 58 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Dibrës pasi akuzohet se ka ndezur një zjarr në tokat e tij e si pasojë flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Shërbimet e Policisë së Dibrës pas marrjes së njoftimit  se në fshatin Pollozhan, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi,   menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes sëbashku me shërbimin zjarrfikës, të cilët vunë nën kontroll zjarrin dhe  bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, 58 vjeçarin, banues në Dibër.

Nga veprimet hetimore rezultoi se  58-vjeçari, kishte  ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke  djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!