Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Orikum-Vlorë. Dyshohet se zjarri në makinën në pronësi të një 48 vjeçari nga Tirana ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25 në ByPass. Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale. Policia dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes./abcnews.al