Një shqiptar është vënë në prangat e policisë kolumbiane pasi ishte në kërkim nga Interpoli. Besnik Nikolli ishte shpallur në kërkim nga autoritetet franceze prej tetorit 2021 për trafik droge. Nikolli, i njohur si gjithashtu edhe si ‘Niko’ ose ‘El Gordo’, kërkohej në më shumë se 180 shtete.
Ai akuzohet gjithashtu edhe për pastrim parash. Prokuroria kolumbiane, sipas mediave lokale, dyshon se shqiptari kishte shkuar në Kolumbi për të vendosur kontakte të reja me rrjetet e trafikut të drogës. Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur në qytetin kolumbian të Santa Martas (Magdalena).
Nikolli dyshohet se ka bashkëpunuar me banda nga vende si Gjermania, Holanda, Franca dhe , Shqipëria, të cilat merreshin gjithashtu me trafikun e drogës në pjesën më të madhe të Evropës./abcnews.al