Juventusi po kërkon një mbrojtës të djathtë për në janar. Thomas Meunier i PSG-së është një nga emrat që pëlqehen. Belgut i përfundon kontrata me kampionët e Francës në fund të këtij sezoni.
Rinovimi nuk po ndodh dhe bardhezinjtë po monitorojnë situatën. Një tjetër emër ka dalë në skenë. Sërish belg dhe sërish me kontratën që i përfundon në fund të sezonit.
Flasim për Toby Alderweireld, mbrojtësin e Tottenham. 30-vjeçari belg aktivizohet në qendër e krah të djathtë të mbrojtjes, si dhe bën rolin e shkatërruesit. Alderweireld është pjesë e ekipit të Pochettinos prej vitit 2015.
Ai ka debutuar me kombëtaren belge në vitin 2009 dhe numëron 4 gola të shënuar në 94 ndeshje të zhvilluara deri tani. /abcnews.al