Kosova do të ketë një ecuri ekonomike të dobët gjatë këtij viti. Parashikimet janë për një rritje midis 3 dhe 4% që cilësohet si e pamjaftueshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për uljen e papunësisë. Përfaqësues të biznesit fajësojnë qeverinë e Albin Kurtit se nuk po i kushton vëmendje ekonomisë.
Zana Beqiri, drejtuese e dhomës së tregtisë dhe Industrisë, thekson se pavarësisht se Kosova ka mundësi shumë të mira të zhvillohet ekonomikisht, qeveria nuk ka seriozitet për punë në këtë drejtim.
Ndërsa ekspertët kanë akuzuar qeverinë e Kosovës për mungesë të reformave të mirëfillta në vend. Madje vlerësohet se nëse ky trend vazhdon do të ketë ndikim të fortë edhe në shtimin e emigrimit.
Ekonomia e Kosovës ka pasur tregues negativë gjatë këtij viti. Papunësia ka shënuar rritje duke prekur nivelin 11,8%. Problem mbetet papunësia te të rinjtë dhe gratë./abcnews.al