Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar që po punojnë në vendin fqinj për shuarjen e flakëve të zjarrit kanë mundur që të vijnë në ndihmë dhe të shpëtojnë 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën.
Ekipi shqiptar ka bërë të mundur dhënien e ndihmës së parë mjekësore si dhe ushqim emigrantëve të cilët ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.
Ndër të tjera ministria e Mbrojtjes thekson se falë ndërhyrjes së ekipit shqiptar gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura./abcnews.al