“Zgjedhjet e parakohshme, thashetheme nën çadrën e plazhit”, Rama : Reforma e drejtësisë ka funksionuar

schedule13:31 - 25 Gusht, 2023

schedule 13:31 - 25 Gusht, 2023

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të premte ka zhvilluar një konferencë për mediat ku ka dhënë përgjigje në lidhje me mundësinë për zgjedhje të parakohshme në vendin tonë ku thekson se një gjë e tillë është thashetheme.

Mos humbisni kohë me këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohën ne këtu në godinën e qeverisë”, ka thënë ai.

Rama ndër të tjera është shprehur se është e rëndësishme që pas 100 vitesh shtet tashmë reforma në Drejtësi ka funksionuar më së miri, dhe për këtë ai është krenar.

Sipas tij me drejtësinë e re të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe se askush nuk mund të dalë mbi të kushdo qoftë ai.

“Reforma e drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe dhe më e rëndë dhe më e paimagjinueshme deri para pak vitesh që i ka ndodhur vendi tonë. Jo sot por në të gjithë historinë e tij. Është gjëja më e madhe sepse që nga dita e krijimit të shtetit shqiptar vendi nuk ka pasur një drejtësi të mos pyeste se kush je port ë vepronte mbi këdo qoftë dhe për herë të parë në historinë e vendi tonë, individë të lidhur qoftë me forcën në pushtet monarki, qoftë qeveri e zgjedhur me vota nuk është marrë përpara përgjegjësisë por është hera e parë që këto individë merren para përgjegjësisë dhe kjo është historike dhe më e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë pasi pesha e kësaj reforme i kalon peshat e reformave të tjera dhe është e rëndë se lidhet drejtpërdrejt me lirinë e atyre që kanë pushtet, që mund ta humbasin lirinë nëse e shfrytëzojnë pushtetin për të cenuar të drejtat e publikut, ndaj unë mrekullohem kur dëgjoj se në vend se kjo të jetë një arsye e përbashkët për tu ndjerë mirë që drejtësia pas 100 vitesh po vepron si e tillë kthehet në një arsye për të bërë mjau mjau, jo po si ndjeheni jo po s’është mirë. Nuk ndjehem mirë kur bëhet fjalë për njerëz që unë i kam pas pranë por ndihem krenar kur bëhet fjalë për misionin, ka qenë e paimagjinueshme se mund të ndodhte e thënë të gjitha këto nuk ka shanse sa të jem unë këtu se nëse vijnë të tjerët nuk garantoj asgjë. Sa të jem unë këtu presioni mbi drejtësinë e re të ushtrohet dhe të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që secili pushtetar që është i përfshirë në vepra korruptive të japë përgjigje para drejtësisë.

Sipas tij nuk mund të mbahet përgjgejësi se ccfarë do të ndodhë me personat e zgjedhur në të ardhmen.

Kur ne zgjedhim ne nuk vëmë dhe nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave se ç’mund të bëjnë ato në të ardhmen, pushteti është një kafshë shumë e egër dhe është e vështirë ta mbash të zbutur, ka shumë që e mbajnë pork a disa që nuk e mbajnë, ka disa që u rezistojnë tundimeve dhe disa që nuk mund tu rezistojnë. Zgjedhjet ne i bëjmë në bazë të asaj që shikojmë dhe jo në bazë të karakterit që ato kanë”, është shprehur kreu i qeverisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!