Ndërsa transferimi i Lucas Paqueta te Manchester City është vënë në pikëpyetje për shkak të basteve të dyshimta sportive që përfshijnë drejtpërdrejt brazilianin, një skandal i ri sapo ka shpërthyer në të gjithë Anglinë.
Sipas Daily Mail, Dean Snedker dhe Lewis Wilson, te Northampton Town (aktualisht në Ligën e Dytë) po hetohen nga (FA) për shkelje të mundshme të basteve sportive.
Tabloidi britanik raporton se dy lojtarët dyshohen nga FA se kanë vendosur më shumë se 1200 baste në ndeshjet midis marsit 2017 dhe tetorit 2022. Hetuesit e FA dyshohet se kanë zbuluar regjistrime telefonike që zbulojnë biseda mes tyre dhe kjo në vazhdimësi të hetimit të kryer në lidhje me sulmuesin e Brentfordit.
Kujtojmë se lojtari anglez është pezulluar për 8 muaj nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për përfshirjen e tij në një aferë të dyshimtë bastesh sportive. /G.D abcnews.al/
Portieri Dean Snedker dhe Lewis Wilson te Northampton të dyshuar për baste: