Milani është mposhtur sot në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Fiorentina. Franck Ribery bëri një ndeshje të shkëlqyer për miqtë, duke shënuar golin e tretë. Francezi u zëvendësua në minutën e 89-të dhe i gjithë stadiumi e duartrokiti.
Gjithçka nisi keq për Milanin, që u ndëshkua në minutën e 14-të nga një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Pulgar. Në pjesën e dytë, Musachio ndëshkohet me karton të kuq dhe gjithçka u bë shumë e vështirë për kuqezinjtë.
Castrovilli (66’) dyfishoi për Fiorentinën, ndërsa Ribery në minutën e 78-të vulosi fatet e takimit. Ai gol nga talenti Leao për Milanin në minutën e 80-të vleu më shumë për statistikë./abcnews.al
Serie A, java 6
Milan – Fiorentina 1-3
Leao 80’ / Pulgar 14’, Castrovilli 66’, Ribery 78’