Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, foli për Supersport pas humbjes në derbi. Fillimisht ai deklaroi: “Po ta marrësh lojën në tërësi, Torasa nuk ka luajtur keq. Duhet parë edhe kur ndryshon pozicion. Kam pasur probleme me Imamin dhe ka qenë i dënuar. Vetëm një pasim të gjatë, Vangjeli humbi kundërshtarin. Ekipi është ndërtuar shumë mirë dhe luajmë futboll. Nuk duhet parë një ndeshje”.
MOMENTI – “Të them të drejtën, në dy ndeshjet, jo se dua të justifikohem, por ka pasur dy momente ku kemi vepruar keq në mbulime. Nuk mund të flas sot, por duhet të shohim në vazhdim”.
ARBITRI – “Unë jam supersticioz dhe kam qenë gjithmonë me bluzë të zezë, por sot arbitri më solli ters te pjesa e veshjes sime”.
REKORDI NË DERBI – “Ndoshta mund të jetë problem që nuk kemi fituar për një kohë të gjatë, por kemi forcë dhe cilësi për të fituar derbin e radhës. Më vjen keq vetëm për tifozët”, përfundoi Mema./abcnews.al