Gjithçka zyrtare, Manchester City nënshkruan me Jeremy Doku

schedule20:16 - 24 Gusht, 2023

schedule 20:16 - 24 Gusht, 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, anësori belg, Jeremy Doku është lojtari më i ri i “qytetarëve” të Manchester City, me 21-vjeçarin që erdhi në Premier League, nga kampionati francez, aty ku aktivizohej te skuadra e Rennes.

Për kartonin e talentit belg, “qytetarët” derdhën në arkat e francezëve plot 60 milionë euro, ku përfshihen dhe bonuset, ndërsa përsa i përket kontratës personale i kanë ofruar 21-vjeçarit një marrëveshje 5-vjeçare.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Jeremy Doku ishte një nga më të mirët për francezët e Rennes, ku në 35 përballjet e zhvilluara arriti të shënojë plot 7 gola, si dhe të asistojë në 4 raste shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al