Botërori i Atletikës/ 4 medalje të arta për 4 shtete të ndryshme

schedule15:07 - 23 Gusht, 2023

schedule 15:07 - 23 Gusht, 2023

Katër shtete të ndryshme fituan medalje të arta në garat e fundit në Botërorin e atletikës. Afrikanët dominuan në vrapimet e mesme, ndërsa Italia fitoi të artën e parë në kërcim së larti

Në 1500 metra për femra, rekordmenia e botës Fatih Kipjegon u konfirmua përsëri.

Edhe pse nuk iu afrua rekordit të vendosur në 2 qershor të këtij viti, sërish atletja nga Kenia la pas rivalet e saj të forta, duke fituar me kohën 3’54”87.

Diribe Ueltexhi nga Etiopia doli e dyta, ndërsa në vendin e tretë mbërriti Sifan Hasan e Holandës.

Kampionia e re është rekordmene edhe në garën e miljes dhe të 5 000 metrave, rekorde të vendosura këtë vit.

Një garë tepër e fortë në kërcim së larti për meshkuj. Medaljen e artë e fitoi italiani Xhanmarko Tamberi, por vetëm pas një rivaliteti të madh me 4 atletë të tjerë. Kampioni olimpik kërceu lartësinë prej 2 metrash e 36 centimetrash, por aq sa amerikani Harrison, por u shpall kampion i botës sepse ky i fundit gaboi në kërcimin e parë.

Në vendin e tretë doli Barshim i Katarit, që këtë vit i është afruar rekordit të botës. Amerikanët e morën një medalje të artë edhe këtë herë, dhe këtë e fitoi 25-vjeçarja Tausaga. Atletja nga Hauai realizoi hedhjen e diskut me 69 metra e 49 centimetra duke lënë pas patrioten e saj, amerikanen tjetër Alman, ndërsa medaljen e bronzit e mori kinezja Feng Bin.

Në 3 0009 metra me pengesa për meshkuj, kampion i botës u shpall marokeni El Bakali. Kampioni olimpik mbrojti medaljen e artë të fituar vjet në SHBA, duke triumfuar me kohën 8 minuta 3 sekonda e 53 të qindat. Ai la pas rivalët nga Etiopia e Kenia, ndërsa ky konkurrim vazhdon të dominohet nga afrikanët.

Së fundi, amerikania Kendra Harrison, dha një kohë të shkëlqyer në garat eliminatore në 100 metra me pengesa për femra. Ajo dominoi me 12 sekonda e 24 të qindat, duke qenë vetëm 12 të qindat larg rekordit botëror./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!