Basha në “Opinion”, zbulon tre skenarët e reagimit që po shqyrton PD

schedule22:43 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 22:43 - 21 Dhjetor, 2017

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zbuluar 3 mundësitë që po shqyrton opozita për aksionin e saj politik, pas zgjedhjes, sipas tij, në mënyrë antikushtetuese të Kryeprokures së përkohshme nga Kuvendi i Shqipërisë. I ftuar në emsionin “Opinion” në TV Klan, Basha tha se skenari i parë është një marrëdhënie e kushtëzuar e deputetëve të opozitës me parlamentin”. Kusht do të jetë kthimi në kushtetutshmëri për çështjen e kryeprokurorit- sqaroi Basha. Mundësia e dytë që po shqyrton opozita është bojkoti pa afat, por ai sipas tij ka disavantazhin sepse nuk mund të bëjë presionin e duhur në parlament. Edhe djegia e mandateve është një opsion në tavolinë – tha Basha. Por për të ndërmarrë këtë masë reaguese, Basha sqaroi se do të nevojitej dakordësia e gjithë partive të opozitës dhe jo vetëm e PD-së. “Me djegien e mandateve të opozitës, edhe faktorët ndërkombëtarë do të shihnin qartë parlamentin monist në vendin tonë- deklaroi Lulzim Basha në Opinion. Kryetari demokrat bëri të ditur se ky aksion politik i opozitës në çdo rast do të kombinohet me protestat e paralajmëruara nga janari./abcnews.al