Zjarri i rënë ditën e djeshme në kurorën e pishave në Laç, pjesërish është izoluar, raporton gazetari i ABC Neës, Ahmet Zani.
Gjatë gjithë natës zjarrfikësit kanë punuar në izolimin e vatrave pranë Kishës së Shnandout.
Disa vatra të tjera zjarri janë shfaqur pranë ish-repartit të tankeve. Po punohet për mbajtjen nën kontroll të tyre, ndërsa nuk ka rrezi për banesa.
Po pumohet me forca të shtuara nga repartet ushtarake si dhe nga mjetet zjarrfikëse./abcnews.al