Minimalisht çdo klub blen të paktën një lojtar gjatë një merkatojes, sidomos gjatë asaj të sezonit të verës e cila është edhe më e gjatë. Por për Malaga nuk ka ndodhur kështu.
Tifozët e revoltuar të Malaga janë ngritur në protestë pasi ata ende nuk kanë parë një nënshkrim nga klupi i tyre. Ata janë mbledhur në aeroport në formë proteste dhe kanë vendosur që turisti i parë që zbarkonte aty, do të “zyrtarizohej”.
Dhe në fakt kështu ndodhi, kur nga dyert e aeroportit u fut një turist aziatik. Ata me vrap shkuan në drejtim të tij dhe i dhanë një fanellë të personalizuar, me numrin 69 dhe një emër aziatik mbi të. Madje në formë shakaje, ata i kanë kërkuar edhe një autograf.
Sa qesharake, aq edhe për të ardhur keq, pasi këta tifozë presin një nënshkrim nga klubi i tyre./h.ll/abcnews.al
Malaga fans disappointed at not seeing their club register a single signing, drove to the airport and picked up a random tourist who had just landed to greet him as a new player. ?? pic.twitter.com/l4xvsSNszL
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) August 22, 2023