PD primare për Kukësin/ Nesër mblidhet kryesia për miratimin e kandidaturave

schedule13:16 - 22 Gusht, 2023

schedule 13:16 - 22 Gusht, 2023

 

Rithemelimi ka nisur punën për zgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë koalicionin në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit më 24 shtator.

Në selinë blu  janë paraqitur 10 kandidatë, të cilët janë nga të dyja bazat e demokratëve.

Gazertarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se kandidatët pritet t’i nënshtrohen një verifikimi për plotësimin e kritereve, para miratimit që do të bëhet ditën e nesërme.

“Rithemelimi po lëviz më me shpejtësi, krahasuar me forcat e tjera politike.

Ditën e nesërme është thirrur kryesia e drejtuar nga Sali Berisha, e cila do të miratojë kandidaturat, të cilat më pas do t’i nënshtrohen primareve, po ashtu do të përcaktohen edhe datat se kur do të zhvillohen primaret që do të nxjerrin kandidatin e Rithemelimit për garën e Kukësit më 24 shtator.

Kandidatët një ditë më parë kanë ardhur në selinë blu, ata do t’i nënshtrohen një verifikimi, sa i përket kritereve që duhet të përmbushin dhe do të marrin miratimin e kryesisë dhe më pas do të nisë gara mes tyre.

Mësohet se janë 10 kandidatët, që do t’i nënshtrohen verifikimeve.

Mes 10 emrave është edhe ai i Arif Rexhmatit.

Është ai mes emrave në listën e propozuar nga baza. Emrat janë nga baza e demokratëve nga të dyja grupet” tha gazetarja./abcnews.al