Më pak se një vit pas blerjes episodike dhe pasi vlera e kompanisë që ai bleu për 44 miliardë dollarë u shkatërrua, Elon Musk ka pranuar se Twitter mund të dështojë.
“E vërteta e trishtë është se aktualisht nuk ka ‘rrjete të mëdha sociale’. Mund të dështojmë, siç parashikuan shumë, por do të përpiqemi sa të mundemi që të kemi të paktën një rrjet”.
The sad truth is that there are no great “social networks” right now.
We may fail, as so many have predicted, but we will try our best to make there be at least one.
— Elon Musk (@elonmusk) August 19, 2023
Një nga problemet më serioze që shumë përdorues vunë re gjatë fundjavës, është se shumë foto dhe video që ishin publikuar para vitit 2014 u fshinë. “Ndoshta është një masë e kursimit të kostos, që do të thotë se X (dikur Twitter) nuk po paguan hapësirën për të ruajtur miliona foto, ose thjesht një gabim teknik.
Në Twitter humbi përkohësisht edhe një nga fotot më të famshme në platformë, selfia e Ellen DeGeneres me fituesit e çmimeve Oscar në vitin 2014.
Ndërkohë përdorues të tjerë kanë vënë re se X shton një vonesë prej pesë sekondash për të hyrë në faqe të caktuara si Facebook, Instagram dhe Mark Zuckerberg’s Threads dhe New York Times.