Solskjaer: Roma nuk u ndërtua për një ditë, ja projekti im te United

schedule12:01 - 29 Shtator, 2019

schedule 12:01 - 29 Shtator, 2019

Ole Gunnar Solskjaer pasoi Jose Mourinho te Manchester United dhe ka një detyrë të vështirë të rikthejë “Djajtë e kuq” konkurrues. U mendua se ky sezon do ishte ndryshe, por sërish ka probleme. Gjithsesi norvegjezi i ka idetë e qartë dhe i tregon në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”. Tekniku flet edhe për afrimet e verës, si ndihet kur humbet dhe sfidën me Arsenalin të hënën.

PROJEKTI – “ Nuk është sikur situata e vitit të shkuar. Nuk ka mungesë dëshire këtu. E gjitha është rreth ndërtimit të një kulture të re, ekipi të ri, bashkimit të të gjithëve. A është puna që prisja? Po, kurrë nuk e kam thënë që kjo është një punë e shpejtë. Sigurisht, kemi marrë disa goditje rrugës. Kemi pasur pengesa. Roma nuk u ndërtua në një ditë. Na duhet kohë dhe qëndrimi i djemve ka qenë fantastik. Duhet të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar raportin mes të gjithë lojtarëve, si dhe stilin që duam të luajmë”.

AFRIMET E VERËS – “Mendoj se të punosh fort është e rëndësishme, por duhet të bësh punën e duhur. Jemi përmirësuar në rastet kur nuk kemi topin. Të krijosh është më e vështirë se të ndalosh kundërshtarët. Nëse shikoni Aaron (Wan-Bissaka) dhe Dan (James) , ata po përshtaten dhe po bëjnë një punë të mirë. Nuk presim që të jenë udhëheqësit e ekipin, por ata do të kenë jetëgjatësi këtu.

Harry (Maguire) është një lojtar ndryshe, ai është qendërmbrojtësi që ne donim, është ajo figura që mungonte në mozaikun që plotëson mbrojtjen tonë. Ai është për tani dhe për të ardhmen, pasi është vetëm 26 vjeç. Jam i kënaqur për të tre, si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. Nuk duhet të nënshkruar me lojtarë se duhet, por duhen marrë të duhurit. Dëmtimet na kanë penalizuar në sulm dhe ka qenë e vështirë për ne”.

HUMBJA NDAJ WEST HAM  – “Sigurisht që isha i inatosur përbrenda. Ka diçka, ju fusni veten në presion dhe jeni konkurrues më pas. Dua të fitoj çdo ndeshje edhe në stërvitje. Ndoshta ata që më njohin më së miri do e shohin si ndihem. Unë nuk mund të largohem, e menaxhoj rrugën time dhe udhëheq lojtarët në atë drejtim, i drejtoj ata në mënyrën që gjykoj se është e drejtë. Dhe çfarë thuhet në dhomat e zhveshjes,  qëndron aty.

NDESHJA ME ARSENALIN – “Mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur. Luajnë dy ekipe që duan të sulmojnë dhe kjo ndeshje është rasti perfekt për të treguar veten. Çdo lojë dëshiron ta fitosh dhe duhet ta fitosh. Po e presim me padurim ndeshjen. E kam parë Unai Emey shumë vite, përdor shumë sisteme dhe i di të gjitha”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!