Drejtim i automjetit në gjendje të dehur dhe qëllim në ajër me armë gjahu, 2 të arrestuar dhe një i proceduar në Itali

schedule11:10 - 20 Gusht, 2023

schedule 11:10 - 20 Gusht, 2023

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Po ashtu ka nisur një procedim në gjendje të lirë për 65-vjeçarin, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu teke.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit, 31 vjeç dhe, 38 vjeç, të dy banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 65 vjeç, banues në fshatin Vjosë, Fier, pasi dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu teke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al