Casemiro ka marrë një lajm jo të mirë pas ndeshjes derbi Real Madrid-Atletico Madrid. Mesfushori brazilian ka mësuar se persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë grabitur sende me vlerë.
Gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që ndeshja luhej dhe gruaja e brazilianit, bashkë me të bijën ishin brenda në shtëpi. Një episod që normalisht e ka mërzitur shumë Casemiron.
Mesfushori është “viktima” e radhës. Edhe në të shkuarën u ka ndodhur shumë futbollistëve që të bien pre e grabitjeve. Hajdutët i gjuajnë raste të tilla, kur ka ndeshje të rëndësishme. /abcnews.al
?ÚLTIMA HORA ? @JLSanchez78: "Han asaltado la casa de Casemiro con su mujer y su hija dentro durante el derbi". #ElChiringuitoDeMega pic.twitter.com/vKUGLKnzX8
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 28, 2019