Dita e derbit. Tirana e Partizani janë gati. Beteja nis prej orës 19:00, ndërkohë që trajnerët Ardian Mema dhe Franco Lerda kanë pasur shumë dilema në lidhje me formacionet. Dëmtimet kanë shqetësuar në kampin e kuq dhe Boldor është në dilemë. Për të vendoset në momentin e fundit. Telushi pritet titullar.
Te Tirana Idriz Batha ka qenë ai që ka shqetësuar Memën gjatë javës, por mesfushori do sakrifikojë sërish. Ndërkohë janë përzgjedhur edhe arbitrat e ndeshjes dhe është sërish Kridens Meta ai që do të vendosë drejtësi. Asistentë të tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E diel, më 29 shtator, ora 19:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Tirana-Partizani
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Hasani, Cobbinah, Doka, Cale, Ngo. Trajner: Ardian Mema
Partizani: Hoxha, Cordeiro, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Romero, Asani, Mala, Somolon. Trajner: Franco Lerda
Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi
/abcnews.al