Kina filloi sot stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit, me qëllim testimin e aftësive të anijeve dhe avionëve për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore dhe të ujërave sipas forcave të armatosura.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit dënoi ashpër sot stërvitjet ushtarake të Kinës rreth ishullit, duke theksuar se do të vendosë forca për t’u “përgjigjur” dhe se ka aftësinë, vendosmërinë dhe vetëbesimin për të garantuar “sigurinë kombëtare”.
Vizita e zëvendëspresidentit të Tajvanit në SHBA zemëroi Kinën
Lai, i konsideruar si kandidati kryesor për president i Tajvanit përpara zgjedhjeve të janarit, u kthye nga SHBA të premten.
Sipas deklaratës së ushtrisë kineze, stërvitjet ushtarake të cilat priten nga shumë njerëz si në Taipei, ashtu edhe në Uashington, janë “një paralajmërim serioz për forcat separatiste që janë pro pavarësisë.”
Ndërkohë, ushtria e Kinës publikoi një video që tregon ushtarët duke u përgatitur për një konflikt në ngushticën e Tajvanit.
?? China’s military released a video showing its soldiers preparing for a conflict in what appears to be the Taiwan Strait, according to The Guardian. pic.twitter.com/uJF4XybkxR
— The Spectator Index (@spectatorindex) August 18, 2023
/abcnews.al