Borussia Dortmund nuk ka arritur të fitojë takimin e kësaj jave në Bundesliga, pasi është ndalur në barazim 2-2 nga Werder Bremen. Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, Milot Rashica, ai që shënoi i pari. Në minutën e 8’, dardani realizon një supergol, duke goditur fluturimthi në hyrje të zonës dhe duke shtangur portierin Burki.
Dortmundi arriti të reagojë. Verdhezinjtë jo vetëm që barazuan 90 sekonda më vonë, por arritën ta përmbysnin takimin me anë të Marco Reus në minutën e 41-të. Rashica u zëvendësua në minutën e 71’, por ishte në fushë kur Werder barazoi, me anë të Friedl (55’). Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në “Signal Iduna Park”.
Bundesliga, java 6
Dortmund – Werder Bremen 2-2
Gotze 9’, Reus 41’ / Rashica 8’, Friedl 55’