Lufta në Ukrainë/ SHBA miraton dërgimin e avionëve F-16 përmes Danimarkës dhe Holandës

schedule10:58 - 18 Gusht, 2023

schedule 10:58 - 18 Gusht, 2023

SHBA ka miratuar dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Uashingtoni do të përshpejtojë miratimin e kërkesës për dërgimin e F-16, sipas letres, dërguar kolegëve të Blinken në Danimarkë dhe Holandë.

SHBA duhet të miratojë dërgimin e avionëve ushtarakë të aleatëve të saj në Ukrainë.

“Po shkruaj për të shprehur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dërgmin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë dhe për trajnimin e pilotëve ukrainas nga instruktorë të kualifikuar të F-16.

Është e rëndësishme që Ukraina të mund të mbrohet nga agresioni rus dhe shkeljet e sovranitetit të saj”, tha Blinken.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, miratoi programet e trajnimit për pilotët ukrainas F-16 në maj. Përveç Danimarkës, qendra e trajnimit do të ngrihej edhe në Rumani. Rusia iu përgjigj miratimit duke pretenduar se dorëzimi i F-16 në Ukrainë përbën një “rrezik kolosal” për vendet perëndimore.

Miratimi i SHBA-së vjen një ditë pasi Ukraina tha se nuk do të jetë në gjendje t’i operojë me avionët deri në vjeshtë ose dimër bazuar në afatet kohore aktuale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!